Nji shkrim dashunie gjysë kilometri i gatë

Ky mund t’jetë mesazhi ma i bukur i dashunisë që nji çikë mund t’ketë marrë, por edhe ma i gati. Nuk bahet fjalë për nji shkrim t’gatë me shumë faqe, por për nji mesazh dashunie t’shkruem në trotuar dhe që asht i gatë gjysë kilometri. Kjo ka qenë surpriza e këtij djali nga Italia, për të dashunën e tij të zemrës.

“Nji ditë gati tu luejt të thashë ‘përshëndetje’ … dhe që nga ajo ditë unë të due çdo moment ma shumë, unë të kam dhuruar zemrën time. Epo, unë kam ba gabime dhe kërkoj falje dhe në këtë mënyrë, dua që të gjithë të dinë se sa të due dhe se sa jam pendue për gabimet e mia. Unë jam i vendosun për me provue veten dhe dashuninë time të madhe … Sepse, ti je thelbi që i jep kuptim çdo gjestit tim … je thelbësore për egzistencën teme … ti je gjysa jeme tjetër. Unë premtoj se ka me u kujdes për ty dhe familjen tonë t’ambël dhe ka me qenë gjithmonë i pranishëm në çdo ditë, në çdo moment, sepse nuk ka asgja ma të mirë në botë … Se sa bota me ty … Unë due të martohen me ty në të ardhmen, princesha ime e vogël”.