Nji video e re seksi pushton Italinë

Mbas vetvrasjes së Tiziana Cantone’s, shumë italianë ngritën zanin kundër cenimit të privatësisë. Mes tyne edhe Belen Rodriguez, e cila kujtoi në nji intervistë se kur shpërtheu skandali i videos së saj të seksit, nga stresi kishte abortue nji fëmi.

Megjithatë, interneti u pushtue sërish nga nji video intime; këtë herë bahet fjalë për Maria Teresa Bucchino’n, motrën e Cristina Bucchino’s, të dyja modele të famshme në Itali. Hakerat i hynë në kujtesën e telefonit dhe publikuen foto intime dhe nji video seksi tre minuta të gjatë.

“Jam e tronditun”, tha Maria Teresa, “Po përjetoj nji shok!”. Dy motrat kanë ngritë padi dhe shprehen se janë viktima të dashakeqësisë. Maria Tereza thotë se video asht aq e hershme saqë as që e mbante mend. Në këto pamje ajo shfaqet me ish të dashunin.

Dyshohet të ketë qenë pikërisht ai publikuesi i videos që po përfolet masivisht në rrjetet sociale.