Njihuni me bukuroshen 84 vjeçare

Carmen Dell’Orefice tashma modelja 84-vjeçare, vazhdon ende me u marrë me modelizëm, ajo asht fotografue për revistat ma të njohuna të botës së modës dhe ka qenë prezente në reklama të ndryshme, shkruen Brightside.com.

Sekreti i rinisë së saj dhe bukurisë asht mjaftë i thjeshtë: Modelja ban gjumë të mirë dhe nuk shqetësohet për moshën. Carmen nuk ban operacione plastike.Carmen filloi modelizmin në moshën 15 vjeçare ajo ka qenë shumë herë në ballinë të revistave Vogue dhe Pazari Harper.

Ajo nuk asht ndalun tue punue që nga ajo kohë. Carmen hyni në librin e Rekordeve si modelelja me karrierën ma të gjatë.

E intervestueme për nji gazetë amerikane modelja tha se në formë “më mban ushqimi dhe seksi”.

Modelja ka nji dëshirë, ajo dëshiron me jetur deri në moshën 100 vjeçare.