Njihuni me personin ma të moçëm të diplomuem në universitet

Nji japonez i moshës 96-vjeçare shpreson ende me thye nji rekord të ri, mbasi u shpall fitues nga Libri Guinness i Rekordeve si personi ma i vjetër në botë i diplomuem në universitet, në saje të nji diplome në artin e qeramikës.

“Shigemi Hirata fitoi dje titullin e akorduem nga Libri Guinness i Rekordeve mbasi mori nji BA (certifikatë) të arteve të bukura në Universitetin e Kioto’s në fillim të vitit”, raportoi nji media lokale.

I lindun në nji fermë në Hiroshima në vitin 1919, Hirata asht ba person shumë i famshëm në këtë zonë.

“Disa studentë që as nuk i njifja më kanë telefonue për me më urue”, u shpreh ai për gazetën Yomiuri.