Norvegji, kur avioni luftarak ta pshton jetën

Jeta e nji norvegjezi të sëmure randë asht pshtue nga nji avion luftarak F-16, që ka çue mjekimet e nevojshme nga njani cep i Norvegjisë në tjetrin në ma pak se gjysë ore.

Burri i sëmurë u dërgue në nji spital të Bodo’s që nuk kishte pajisjen ECMO që ndihmon mushkënitë dhe zemrën. Pa këtë pajisje ai kishte me vdekë. Doktorët e dinin se pajisja ma e afërt ECMO ndodhej në Trondheim, 450 km larg. Që me ardhë me kerr, i duheshin 10 orë dhe kjo rrezikonte jetën e të sëmurit.

Por, mbas nji momenti frymëzimi, doktorët vendosën me kontaktue nji bazë ajrore ushtarake pranë Trondheim’it për me i kërkue që pajisjen me sjellë ata me nji avion luftarak.

Për fat, nji avion kishte me krye nji fluturim stërvitor drejt Bodo’s dhe mbrenda 25 minutave e solli pajisjen që pshtoi nji jetë.