Nuk e gjen gjyqi qe Led Zeppelin e ka vjedhë kangën

Led Zeppelin asht lirue nga akuzat për vjedhje sa u përket notave të para të kangës epike rock “Stairway to Heaven”, të bame nga banda amerikane “Spirit”. Këtë vendim e ka dhanë juria e Los Angeles’it gjatë kësaj të Ejte.

Simbas tyne, pjesa e notave, për të cilat Led Zeppelin asht akuzue se i ka kopjue nga kanga “Taurus” e vitit 1967 të grupit “Spirit”, “nuk asht në thelb e ngjashme” me hymjen e “Stairway”.

Megjithatë, simbas jurisë, kangëtari i Led Zeppelin, Robert ka pasë akses në kangën “Taurus” dhe ka qenë në dijeni të asaj kange. “Stairway to Heaven” u publikue për herë të parë në vitin 1971.

Çashtja u çue në gjykatë nga përfaqësuesit e gitaristit të ndjerë të “Spirit”, Randy Wolfe.

led zeppelin