Oferta speciale e nji lokali n’Zvicer: Kafe bashkë me…

Në kuptimin e tyne tradicional, të paktën për neve shqiptarëve, baret janë vende publike ku konsumohet nji pije kryesisht me shoqninë.

Por në Zvicër, në kafe mundesh me krye edhe seks. “Fellatio Café” asht nisma që mbërrin nga vendi helvet e prezentueme nga kompania “Facegirl”.

Kjo kompani thotë se në fund të vitit ka me përurue barin ku me kafe mundesh me porositëbedhe nji prostitutë përmes telefonit apo kompjuterit, kundrejt nji pagese prej 60 eurosh, plus 5 euro pija e konsumueme.

Në ‘paketë’ përfshihet pija dhe seksi oral për klientët.“Në pesë ose dhetë minuta gjithçka ka përfundue”, thotë Bradley Chavet, përfaqësues i kompanisë që ka hedhë idenë kontraverse.

Prostitucioni asht i ligjshëm në Zvicër dhe femnat që e ushtrojnë paguejnë detyrime në shtet.