“Omran asht nji femi me shumë fat”, mesazhi prekës i mjekut për botën!

5-vjeçari Omran Daqneesh, u ba simbol i vuejtjeve të Aleppo’s.

Fotografia e nji djali sirian të tronditun që qendronte i ulun në nji ambulancë, i mbuluem me gjak dhe pluhun, i cili u nxor nga rrenojat mbas nji sulmi ajror në Aleppo, ka tërheq vëmendjen e krejt botës.

Mjeku i Aleppo’s i cili ka trajtue plagën në kokë të 5-vjeçarit, tha se Omran ishte nji femi me shumë fat.

Në videon e tij të postueme në internet, ai gjithashtu i ka dhanë nji mesazh mbanë botës, tue thanë se Omran ishte vetëm nji “copëz” e katastrofës që po ndodh në Aleppo.

 

Ky asht mesazhi prekes i mjekut:

 
“Do doja të thoja se Omran është një fëmijë me shumë fat. Sepse ai gjeti dikë që ta ndihmonte atë. Ai gjeti dikë që ta nxirrte nga rrënojat. Ai gjeti një ambulancë për ta çuar atë në spital. Ai gjeti doktorë në spital, për t’u kujdesur për të.

Do të doja t’iu thoja se gjenden qindra fëmijë dhe gra që qëndrojnë poshtë rrënojave në Aleppo. Gjenden fëmijë dhe civilë të cilët janë kthyer në copa në qytetin e Aleppos, për shkak të regjimit.

Dhe do doja të thoja se Omran është me shumë fat sepse plagosja e tij nuk është e rëndë, në mënyrë që ta bëjë atë të paaftë për të lëvizur.

Dua t’iu them se Omran është me shumë fat, sepse ai u plagos përpara se të shkatërroheshin të gjitha spitalet në Aleppo.

Omran nuk është vetëm. Omran është një “copëz” e kësaj katastrofe në Aleppo.