Ora ndrrohet të Diellën. Dita zgjatet për 1 orë

Mueji Mars përveç që asht i njohun për permirësimin e motit, do të sjellë edhe zgjatjen e ditës.

Në pajtueshmëni me rregullat për zhvendosjen e akrepave të orës, në javën e fundit të muejit, dita do të jetë nji orë ma e gjatë, përkatësisht do të errësohet nji orë ma vonë.

Këtë vit, java e fundit e muejit asht me 27 Mars, do të thotë të Diellën e ardhshme.

Prej ores 2:00 e mesnatës, akrepat e orës do ti zhvendosim për nji orë perpara, që nënkupton do të flemë nji orë ma pak, por për këtë do të kemi ditën ma të gjatë dhe do t’errësohet n’orën 19:00.