Oscar këtë vit shënon ranie të shikueshmënisë. Qe sa shikues e ndjekën

Simbas të dhanave kombëtare për parametrat e shikueshmënisë, ceremonia e ndamjes së çmimeve ‘Oscar’, e cila u mbajt këtë të Dille, asht përcjellë nga 34.3 milionë shikues këtë vit.
Ky numër shënon shikueshmëninë ma të vogël në 8 vjetët e fundit, mbas nji polemike lidhun me diversitetin në Hollywood.
Ende s’asht sqarue nëse rania e shikueshmnënisë asht reflektue mbas thirrjes së udhëheqësit për të drejtat civile Al Sharpton, i cili kishte ba thirrje që “Tanë shikuesit e këtij evenimenti të përvitshëm të shkyçen nga spektakli”, në shejë proteste për shkak të mungesës së njerëzve me ngjyrë në mesin e të nominuemve.
Përndryshe, në vendin tonë ceremonia e këtij viti ka shënue shikueshmëninë ma të madhe ndonjiherë, mbasi nji film kosovar, për here të parë ka marrë pjesë në Akademinë e Filmit.