Pa simbole kombëtare – Eneda Tarifa premton sukses n’Eurovision

Pamvarësisht kritikave të shumta ndaj kangës që ka me përfaqësue Shqipninë në Eurovision, Eneda Tarifa beson se ka me e kalue pragun në këtë festival.

Kështu u shpreh vetë kangëtarja gjatë nji konference për media të mbajtun sot në Prishtinë.

Por simbas kangëtares, nëse shkon vetëm në gjysëfinale, për të asht nji fitore e madhe.

Kangëtarja ka kërkue përkrahje për Festivalin e Eurovisionit, i cili këtë vit ka me u mbajtë në Stokholm të Suedisë.

Edhe Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Lekaj, kërkoi votën e të gjithë shqiptarëve.

Gjatë performances, kangtarja tha se nuk ka me u veshë me simbolet kombëtare, përveç saj do të përformojnë edhe tre kangëtarë të tjerë që kanë me qenë në backvokal.

Tarifa e filloi në Kosovë turin e saj, për me vazhdue në Holandë, Izrael, Angli, Maqedoni dhe vende të tjera.

Ndryshe, gjysmëfinalet në Festivalin Evropian të Kangës mbahen më 10 dhe 12 Maj, kurse finalja ka me u organizue dy ditë ma vonë më 14 Maj.