Pak centimetra nga vdekja për foton e përkryeme!

Fotografët e pasionuem shpesh rrezikojnë edhe jetën për shkrepjen e përkryeme.

I tillë asht rasti i kësaj gruaje në Britaninë e Madhe.

Ajo asht fotografu nga kalimtarët teksa përpiqej të bante nji foto në buzë të humnerës në East Sussex.

Zona bregdetare e njohun me emnin Seven Sisters (Shtatë motrat) karakterizohet nga shkambij n’erozion e sipër.

Agjencitë e ambientit e kanë rendit atë në listën e 20 pikave turistike të rrezikueme.