“Pallati i ëndrrave” i Ismail Kadare botohet në serbisht

Libri “Pallati i Ëndrrave” asht botue në gjuhën serbe nga Shtëpia Botuese “Samizdat”, shkruejnë mediat serbe.

“Pallati i Ëndrrave” asht nji kryevepër e Kadaresë, ku flitet për nji institucion në Tabir Sarrail, që merret me mbledhjen, klasifikimin dhe interpretimin e andrrave në perandori, sistem i mbyllun i despotizmit oriental në kohën e Turqisë Osmane, si nji version i ferrit të nji shteti totalitar”,shkruen mediumi serb B92.