Pamela Anderson ‘habit’ me deklaratën e saj për pornografinë!

Ish-modelja e “Playboy”, Pamela Anderson, e njohun edhe për rolin e saj në serialin e famshëm “Baywatch”, asht bashkue me nji rabin për të folë kundër pornografisë.

Nji pjesë e opinionit të Andersonit dhe rabinit Shmuley Boteach, e publikueme nga “Wall Street Journal”, citon edhe rastin e fundit të skandalit seksual që përfshin ish-kongresmenin demokrat, Anthony Weiner, teksa ban thirrje për nji “dialog të ndershëm” në lidhje me rrezikshmëninë e pornografisë dhe “nji kod nderi që ka me luftue atë”.

Materiali në fjalë e quen pornografinë si nji “rrezik publik të seriozitetit të paprecedentë”. Ndërkohë që përfundon me togfjalëshin “pornografia asht për të humbunit”, ndërsa e quen atë “nji treg të bezdisshëm që të shpërdoron kohën dhe i përshtatshëm për njërëzit tepër dembelë për të arritë frytet e jashtëzakonshme të nji seksualiteti të shnetshëm”.