Pamje që ka me ju lanë pa frymë, ky asht kufini mes dy oqeaneve (video)

Në vendin ku takohen ujnat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, turistët kanë xhirue nji video mahnitëse nga nji anije. Në video duket kufini në mes dy oqeaneve tue lanë përshtypje se ujnat nuk përzihen.

Ekspertët spjegojnë se kufini mes dy oqeaneve asht vetëm për nji kohë, sepse përsëri ujnat përzihen.

Në mënyrë që ujnat të përzihen për disa centimetra, atyne ju duhen disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njajti mekanizëm si edhe për langjet tjera.

Gjithashtu, në formimin e këtij kufini ndikim ka edhe dendësia e oqeanit.