Pamje tmerri: 3 vjeçari rrahet barbarisht nga pronarja e çerdhes n’Shqipni

Nji fëmi vetëm 3 vjeç asht rrahë barbarisht nga administratorja (pronare) e çerdhes private “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk, Shqipni.

Pamjet shokuse janë transmetue në emisionin Stop në tv Klan. Ky emision investigoi rastin, mbasi baba i fëmiut kishte denoncue me fakte se fëmiu i tij po keqtrajtohej. Dhe, ky babë paguente këtë çerdhe private për me mbajtë fëmiun e tij.

Mbas fotove që baba ka paraqitë në stafin e emisionit ka nisë edhe puna për me zbardhë ngjarjen. Asht arritë nga Stop u vendosë nji kamerë, ku asht filmue dhuna makabre ndaj fëmiut.

“Kjo asht veç nji ditë”, tha Saimir Kodra derisasa pasqyronte kroniken.