Panama Papers: Grueja e portparollit te Putinit asht cash’irat prej British Virgin Islands

panama-658190

Grueja e bashkepunetorit te ngushte te presidentit rus Vladimir Putin,  Tatiana Navka, e martueme me portparolin e Putinit Dmitry Peskov, asht vnu ne lidhje me Panama Papers.
Tatiana Navka, ish patinazhistja e ekipit olimpik rus, fituese e medales se arte ne Lojnat Olimpike dimnore 2006, asht pague nga kompania Carina Global Assets Ltd., qe mbahet e regjistrueme ne British Virgin Islands.

navka

Peskov i ka thane mediave ne Moske dje se grueja e tij kurre s’ka pase offshore kompani dhe dyshon ne keto pretendime.

Ne mesin e dokumenteve qe kane rrjedhe prej Panama Papers asht fotografia e pasaportes se kampiones olimpike, zojes Navka, nga viti 2006.

panama-505036

Ajo asht e regjistrueme ne Mossack Fonseca si perfituese. E pyetun a mos ndoshta dikush e ka perdore identitetin e saj per me perfitu, pa e dijte ajo vete, zoja Navka nuk e perjashton kete mundesi.