Papa Francesku n’Instagram: Lutuni për mue!

Papa Fracesku ka publiku sot fotografinë e tij të parë në rrjetin social “Instagram” tue konfirmu edhe njiherë veçantinë e tij.

Në fotografinë e parë të ngarkueme në profilin zyrtar, shfaqet Ati i Shejtë gjatë nji lutjeje, teksa shkruen në përshkrimin e fotos fjalët “lutuni për mua” në disa gjuhë të ndryshme.

Papa Francesku ka marrë mija pelqime dhe komente, ndërkohë që numri i ndjekëseve të tij ka arritë në disa qinda mijë.

Ngarkimi i fotografisë së parë nga Papa Francesku u pershëndet edhe nga Shefi Egzekutiv i Instagram, Kevin Systrom, i cili shkroi se kjo asht nji arritje mjaft e madhe për rrjetin e bashkë-themelueme prej tij.