Paramendone kur e thotë edhe JLo: E kam urrye trupin tim!

Format e saj janë zilia e femnave në mbarë botën, por Jennifer Lopez ka zbulue në nji intervistë të fundit se e urrente trupin e saj dhe donte me pasë fizikun e femnave të tjera.

“Kam mendue se nuk kam qenë elegante sa duhej. Kam dashtë me i pasë format trupore si të tjerave dhe e kam urrye fizikun tim”, tha JLo për revistën britanike “Dare”.

Por, që nga ajo kohë, kangëtarja dhe aktorja e famshme ka mësue me dashunue veten dhe i fton edhe të tjerëtme ba të njajtën gja.

“Nuk duhet me u krahasue kurrë me të tjerët”, theksoi Jennifer Lopez.

1466426508_lopez3