Parandalohet sulmi terrorist n’zemër të Romës

Nji imam somalez asht ndalue sot n’Itali, mbasi planifikonte nji sulm terrorist mu në zemër të Romës.

“Na kemi nji përshtypje të saktë nga hetimet mbi mundësinë që ai po planifikonte nji sulm në Romë”,­ tha kryeprokurori i Campobasso, Armando D’alterio.

Somalezi 22-vjeçar kishte statusin e azilkërkuesit n’Itali.

“Le të fillojmë nga Italia, të shkojmë në Romë dhe të fillojmë nga stacionet hekurudhore”, ishte zotimi i imamit.

“Lufta vazhdon, “ Charlie Hebdo” ishte vetëm precedent i asaj që po ndodh tash. Ka nji menyrë ma të lehtë, për të pajisë dhe për të hedh veten n’erë”,­ tha ai.