Parisi gati me ju dhanë nudistëve nji hapsinë ku munden me qëndrue cullak pa tutë

Nudistët në Paris janë potencialisht gati për me ju dhanë nji hapsinë të caktueme në qytet, ku ata munden me shetit pa tesha dhe pa tutë se munden me u denue ose me u arrestue.

Me dal cullak në vende publike asht e ndalueme Francë, pa çka mundet me pasue edhe denimi prej 15,000 € (£ 13.050) dhe nji vjet burg, shkruen The Independet, transmeton Rrokum.TV.

Partia e të gjelbërve të Parisit po planifikon të propozojë ngritjen e nji parku dedikue nudistëve në nji takim të këshillit të qytetit të Parisit këtë javë.

Njani prej ideatorëve ban thirrje që ata që kanë primje nudiste mos ta mbajn msheft këtë fakt, sepse, simbas tij ka dallim mes nudistëve dhe perversave.

“Pervers seksual asht dikush qe kqyr tinxa te kojshitë ose masturbon në publik, kurse nji nudist deshiron vetem me ‘pshtue nga teshat e tij'”, tha ai./Rrokum.TV.