Pastori ndërpret Trumpin: Jo politikë në Kishë!

Nuk ka politikë mbrenda në Kishë. Të paktën, jo në Kishën e Bashkueme Metodiste Bethel në qytetin Flint, në Miçigan.

Nji leksion që Donald Trump e mori në menyrën e ashpër, mbasi u ndërpre nga pastori i kishës së vogël në këtë qytet amerikan.

Flinti u ba i famshëm në fillim të këtij viti për nji arsye negative, pikërisht krizën e helmimit të ujit.
Kandidati republikan shkoi atje për me dhanë mbështetjen e tij dhe zgjodhi Kishën Metodiste në këtë qytet me shumicë banorësh me ngjyrë, si vazhdim i përpjekjeve të tij për me afrue këtë pjesë të elektoratit.