Peja e pastër dhe aktraktive me iniciativën vullnetare të qytetarëve

Me dashtë natyrën do me thane me u kujdes për të edhe me vullnetarizëm. Dashninë dhe kujdesin për natyrën e kanë dëshmue sot qytetarët pejanë, përmes iniciativës qytetare, adhurues të natyrës dhe sporteve rekreative, të cilët në mënyra të ndryshme përmes aktiviteteve përkujdesen për vëtdijësim dhe krijimin e nji ambienti ma të paster në Pejë.

Është viti i tretë që këtë iniciativë për pastrimin e Grykës së Rugovës e zhvillon ky grup vërtetë adhurues të natyrës. Të gjithë pjesëmarrësit janë anëtarë te shoqatave bjeshkatare, peshkimit dhe ambientale, por kësaj iniciative çdo vit po i bashkangjiten edhe shumë qytetarë, të cilët i shfrytëzojnë këto hapësira për rekreacion”, u shpreh Mentor Bajri, duke thënë se “këtë vit kemi edhe vullnetarë nga shtetet e ndryshme të cilët shërbejnë në Pejë”.

Ambienti në menaxhimin e një destinacioni turistik zë nji vend primar, tu’ e dit se ajo që i tërheq vizitorët janë atraksionet natyrore dhe kulturore. Andaj kjo iniciativë ka me kontribue direkt edhe te zhvillimit i turizmit të qëndrueshëm në Pejë, tue e dit se një zhvillim i qëndrueshëm kërkon nji ambient të pastër.

Jam në Pejë të shërbej për 6 muaj, si vullnetare dhe kam vizituar disa vende të ndryshme. Mendoj se Peja është qytet vërtetë për t’u adhuruar, por ajo që më bën të ndjehem keq janë mbeturinat që gjenden gjithandej. Andaj kur dëgjova për këtë iniciativë me dëshirë iu bashkangjita unë dhe dy kolegët e mi. Vendi prej nga vij, Colorado SHBA, është i njëjtë me vendin tuaj, që përbëhet nga malet dhe grupet vullnetare janë shumë aktive, të cilat i shërbejnë vendit që të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe të jetë atraktiv për vizitoret”, u shpreh zoja Nancy Wilson.

Vullnetarët falenderojnë Kompaninë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë, të cilët çdo herë janë të gatshem me dalë në ndihm ndaj çdo kërkese të tyne.

“Shpresojmë që në të ardhmen të na bashkangjiten edhe më shumë qytetarët e Pejës dhe të ndikojmë të gjith së bashku në zhvillimin e qytetit të Pejës, që të jetë edhe më atraktiv për jetesë”, thuhet në njoftimin e iniciativës.

 

peja2 peja1 peja peja4