Për çka po e akuzon pornostarja e njohun Donald Trump’in? (video, foto)

Nji grue tjetër ka dal publikisht me akuza ndaj Donald Trump, se para 10 vjete e ka ngacmue seksualisht në nji hotel gjatë nji turneu bamirësie në Nevada.

Jessica Drake asht të paktën grueja e 11’të që e akuzon Trumpin për ngacmim seksual. Drake, performuese e filmave për të rritun dhe regjisore, deklaroi në nji konferencë për shtyp se Trump ia kishte kërkue numrin e telefonit dhe e ftoi në suitën e tij në natën kur u takuen në vitin 2006, shkruen CNN.

article-allred-1022

Ajo nuk kishte pranue me shkue vetëm, dhe kishte marrë me vete edhe dy gra të tjera.

“Ai na puthi secilën prej neve pa na pyetë hiq”, ka deklarue Drake.

Ajo kallxon se ka qendrue rreth 45 minuta, por ma vonë Trump sërish kishte insistue për praninë e saj. Drake kishte refuzue, ndërkaq Trump e kishte pyetë “Çka kërkon? Sa?”.