Për herë të parë, në Kosovë zhvillohet Festivali i Balonave

Gjatë muejit t’ardhshëm, qyteti i Pejës ka me qenë nikoqir i Festivalit të Balonave.

Të interesuemit nga vende të ndryshme, munden me u ba pjesë e organizimit, si lëshues të balonave apo xhitave ose thjeshtë si shikues i tyne.

Me 2 Maj prej orës 16:00 – 19:00, hapësina në periferi të qytetit, e njohur si “Te Sharra” ka me qene vendi ku kane me u leshue këto fluturake të lehta

Adoleshentët e interesuar, mund të marrin pjesë në punëtorinë dyditore, që zhvillohet në Qendrën Rinore “Peja” më 23 dhe 24 prill, ku do të mësohen nga profesionistët, se si punohet një balonë”, ka shpjegue Jeta Nushi, shefe e sektorit për rini.

Urojmë të kemi mot të mirë dhe të mos frynë erë e fortë, që do të mund të pengonte këtë festival”, tha Nushi, tue shtue se janë ba tana përgaditjet e duhuna.

Gjatë ditës së lëshimit, ka me qenë edhe nji kand i destinuem për fëmitë, që kane me u mësue me lëshue balona, nën përkujdesjen e koordinatorëve.

Fotografitë që kane me u shkrep atë ditë, kane me u ekspozue në nji galerinë me 11 Maj.