Për kend po kajnë këto kamariere në Korenë e Veriut!

Para disa ditësh u raportu se disa koreano-veriorë kanë dezertue.

Në fakt bahej fjalë për koreano-veriorë që punojnë në restorantet që zotnon vendi komunist në vendet e tjera.

Por disa kamariere koreano-veriore të nji restoranti të goditun nga dezertimi, thanë se kolegët e tyne ishin mashtru.

Në total 12 femna, që punonin në restorantin në pronësi të shtetit koreano-verior në Ningbo të Kinës, u larguen për në Korenë e Jugut së bashku me menaxherin e tyne, mbasi kishin pa se si ishte jeta atje në TV dhe filma.

Por shtatë kamariere refuzuen të dezertojnë.

Që prej atëherë, shtatë kamarieret janë kthye në Korenë e Veriut.

Tue fol për CNN, ato deklaruen me lot në sy se nuk do e braktisnin kurrë vendin e tyne.

“Nuk do i braktisim kurrë prindit, vendin dhe liderin Kim Jong-un. Askush nga na nuk do e bante”, tha Han Yun Hui për CNN.

“Mendoj se koleget tona u mashtruen dhe u zvarritën për në Korenë e Jugut, ku do përballen me veshtirësi ekstreme atje. Zemra jonë asht thy”.

Nji kamariere tha se i kishte paralajmëru kolegët përpara se të dezertonin.

Të tilla restorante dhe të tjera investime jashtë vendit i sigurojnë valutë të huej vendit komunist.

Mendohet se Koreja e Veriut fiton deri në 300 milionë dollarë nga rreth 50 mijë punojës që ka jashtë vendit, kryesisht në Rusi dhe Kinë.

Ndërkohë lideri Kim Jong-un u shfaq në publik në nji garë gatimi.

Ndërkohë që vendi i tij po vuen nga zija e bukës, ma shumë se 1 mijë kuzhinierë u perfshinë në garën e gatimit.