Për mirëqenie Shqipnia renditet e 108’ta në botë, ma keq se Uganda apo Kenia

Organizata “Goodcountry” me bazë në Britani që rendit shtetet nga mirëqenia falë të dhanave të publikueme nga Kombet e Bashkueme, ka renditë Shqipninë në vend të 108 në botë.

Vlen me u theksue se, në këtë renditje, Shqinia asht lanë mbs nga shtete si Maqedonia, Serbia, Kameruni, Kenia e deri tek Uganda.

Simbas raportit, problemi kryesor në Shqipni asht siguria, ku Shqipnia renditet në vendin e 148 nga 163 shtete të botës. Ndërsa, renditjen ma të naltë, Shqipnia e ka në kulturë, që konrektisht asht në vend të 48.

Mbas Shqipnisë, vijnë shtete si Togo, Ruanda, Kazakistani, Tanzania etj.Ndërsa, listën e kryeson Suedia, mandej vijnë Danimarka, Holanda dhe Britania.