Për nji trup si të Jasmines, ju kallxon çka me ba!

Trajnerja e fitnesit nga Los Angeles asht çmend me fotografitë n’Instagram, ndërkaq ato janë inspirim shumë vajzave të cilat deshirojnë të kenë te pasme bash sikur ajo.

20 vjeçarja Jasmine Chiquito ka shkrue madje edhe doracakun me ushtrime dhe dieta për me ju ndihmue vajzave, të cilat kanë deshirë me arritë këtë pamje.

“Ushtrimi asht jeta ime dhe njana ndër gjanat ma të mira të cilat më kanë ndodh në jetë. Due me nda këtë lumtuni me të tjerët dhe t’ju ndihmoj me arritë qëllimet, të cilat i dojnë”, ka theksue ajo në sajtin e vet.

Si thotë Chiquito, kurrë nuk i asht nënshtrue kurrfarë operacioni plastik dhe te ajo çdo gja asht natyrale.

Shumica kanë komentue që Kim Kardashian dhe Nicki Minaj nuk mund të krahasohen me Jasminen atraktive.