Përgjigjeja e Muhammad Ali nese kishte truprojë ka me ju befasue!

muhammadali

Në nji intervistë të bame shumë kohë ma parë, legjenda e boksit botnor që vdiq sot në moshën 74 vjeçare, Muhammad Ali, ishte pyet nga gazetari amerikan, Michael Parkinson, nëse kishte truprojë, dhe përgjigjja e tij ishte mjaft interesante.

Michael Parkinson: A keni truprojë?

Mohammed Ali: Jo, kam nji truproje. Ai nuk ka sy, edhe pse Ai sheh. Ai nuk ka veshë, edhe pse Ai ndigjon. Ai mban mend çdo gja me ndihmë të mendjes dhe kujtesës.

Kur Ai deshiron me krijue diçka, Ai thjesht e urdhnon krijimin e asaj gjeje dhe ajo gjë gjallnohet, por ky urdhën nuk i përçon fjalët të cilat formohen me gjuhë.
Ai ndigjon msheftësitë e tjerëve në mendime të qeta. Ky asht Zoti, Allahu.

Ai asht truproja im. Ai asht truproja e juej. Ai asht Suprem, i Zgjuet.