Përgjoi çiftet tue ba seks për 29 vjet

pronari

Nji pronar moteli në Colorado ka deklaru se në mënyrë të msheftë ka pa qindra ndoshta edhe mija klientë, tue krye marrëdhanie seksuale në dhomat e tij, raporton “Daily Mail”.

Gerald Foos i kishte shkru gazetarit Gay Talese në vitin 1980, tue i thanë se për 29 vite kishte shpijunu të ftuemit e motelit të tij “Manor House” në Aurora, tue përshkru në detaje atë çfarë ka pa me sytë e vet.

Foos ka pranu se me veprimtarinë e tij kishte fillu në vitin 1966, dhe se për këtë qëllim e kishte ble edhe motelin.

Gruaja e tij e parë e kishte ndihmu të hapë vrima të vogla në dhetna dhoma të motelit, që i ngjasonin vrimave të ventilimit.

Në letrën e dërgueme gazetarit Talese, pronari i motelit kishte përshkrue gjithçka çfarë kishte pa dhe ndigjue gjatë akteve seksuale.

Ai madje kishte numëru orgazmat e burrave dhe grave, tue përfshi edhe përpjekjet e deshtueme gjatë seksit.

Motelin e shiti në vitin 1995, ndërsa aktualisht ai jeton në Denver me gruen e dytë, me të cilën u martu mbas vdekjes së grues së parë.