“Përplasje” kulturash, në koncertet e Filharmonisë së Kosovës

Koncerti i Orkestrës të Filharmonisë së Kosovës ka me u mbajtë të Martën, nën drejtimin e dirigjentit Brazilian Marcio da Silva.
Në rolin e solistëve më Orkestrën e Filharmonisë kane me u paraqitë dyshja vlla e motër Aysen dhe Ozcan Ulucan nga Turqia, si dhe kosovari Bimi Milla që asht fitues i çmimit “Pianisti i Ri”.
Solistja Aysen Ulucan, u shpreh e impresionume me muzikantët e Kosovës.
Përshtypje të njëjta kishte edhe vëllai i saj, instrumentisti Ozcan Ulucan i cili tha që asht hera e pestë që asht në Kosovë, por hera e dytë që bashkëpunon me Filarmoninë e Kosovës.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës Baki Jashari u shpreh shumë i kënaqun që po bashkpunon më solistë dhe dirigjent të huej.