Personaliteti, qe sa flet kaligrafia!

Ashtu si gjuha e trupit dhe shkrimi i dorës “flet” për karakterin tuej.
Ma poshtë do të lexoni tiparet ma dominuese të kaligrafisë që percaktojnë personalitetin tuej:

Madhësia

Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm, dhe të turpshëm.

Hapësira

Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët. Nëse shkruani shumë ngushtë, ju mund të jeni të paqëndrueshëm dhe me vetbesim të ulët.

Vija e drejtë

Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush. Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përvoje në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese.

Presioni

Presion mbi në letër flet për forcën tuaj, vetërespektin dhe vetëbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve.