Philadelphia miraton nji taksë të çuditshme për këto pije

Philadelphia asht qyteti i parë i madh amerikan me nji taksë sode, pamvarësisht nji fushate multi-milion dollarëshe nga industritë e pijeve, për me ndalue atë.

Këshilli i vendit dha miratimin përfundimtar ditën e Ejte, për nji taksë 1.5 cent të pijeve me sheqer dhe atyne dietike.

Kryetari demokrat, Jim Kenney, i dha Këshillit idenë e planit të shpenzimit në pjesën ma të madhe, 90 milionë dollarë në të ardhunat e taksave të reja të vitit tjetër, për të pague shkollat komunitare dhe qendrat rekreative. Kenney thotë se taksa ka me gjenerue 386 milion dollarë gjatë 5 viteve.

“Falë përkrahjes së palodhun të edukatorëve, prindëve, vullnetarëve të qendrës REC dhe shumë të tjerëve, Philadelphia ka ba nji investim historik në lagjet tona dhe në sistemin tonë arsimor”, tha ai.

“Nëso kjo taksë kalon ka me krijue tregun ma të zi për pijet joalkoholike që nga ndalimi, i cili u kthye në vitet 1920-1930. Mos me thanë në histori”, tha nji punonjës i “Coca-Cola”, Chris Hunter.