Pija magjike e Marilyn Monroe, me të cilën qëndronte në superformë

Edhe sot kurioziteti për të mësue sekretin e bukurisë së Marilyn Monroe, (aktorja ma e dëshirueme në tanë botën), nuk asht i vogël.

Ajo ka zbulue sekretin e bukurisë në nji intervistë për nji revistë amerikane, më 1952. Simbas saj, para dushit dhe para nisjes së ditës së punës, Marilyn konsumonte nji pije “magjike”.

“Para se të baj dush, pi nji filxhan tamël të nxettë me dy voje të tunduna dhe e pi këtë derisa bahem gati për punë. Nganjiherë marr edhe tableta vitaminoze bashkë me këtë pije. Për darkë praktikoj kotoletë qengji, të cilën e pjek në furrë. Bashkë me mishin, si shtesë ha edhe karrota, të cilat i adhuroj”, ka rrëfye Marylin.