Pink Floyd financon regjistrimin e sazeve shqiptare

Asht Joe Boyd, që në karrierën e tij ka menaxhue artistë e grupe të famshme, si Pink Floyd. Arsyeja që Shqipninë e viziton në mënyrë të vazhdueshme janë sazet, që të ngjashme të tyne nuk gjen në asnji vend të botës.

Hera e parë që ndigjoi emnin Shqipni ishte në vitin 1998.

Nji video, e cila prezentonte Festivalin e Folkut në Shqipni, e solli Joe Boyd në Shqipni. Sot mbas 18 vjetesh producenti amerikan ka me ba që sazet shqiptare me shkue në Londër, vitin e ardhshëm me nji koncert të tynin. Jo vetëm kaq, por për të ruejt këtë traditë muzikore, ai po përkujdeset që m’i regjistrue.

“Nisa nji fushatë për me mbledhë pare për me ba të mundun regjistrimin dhe e dini që nji nga dhuruesit asht Pink Floyd. Në industrinë e muzikës botnore mungon ajo shqiptare, mungon në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Janë shumë pak ato të disponueshme për muzikantët dhe audiencën e thjeshtë”.

floyd-1024x574