‘Pishina e Vdekjes’, kjo asht arsyeja pse quhet kështu!

Video tronditëse kallxon momentin kur tre notarë kanë gjetë veten në vështirësi në atë që quhet “pishina e vdekjes”.

Klipi u xhirue në nji “gropë” në Kaua’i, Hawaii, e quejtun si Banja e Mbretneshës – nji pishinë e rrezikshme.

Bahet fjalë për nji pishinë të rrethueme në tre anët nga shkëmbijtë ku uji mundet me qenë i qetë në nji moment, e i dhunshëm në nji tjetër.
Tre burra u kapën nga kamera e nji spektatori, derisa ata kcejnë në pishinë – nuk shkon shumë kohë e gjatë derisa ata gjenden në vështirësi.