Playa del Amor, pllazha që të len pa mend!

Nëse ka ndonji pllazh të privilegjuem në botë, me shumë mundësi asht ky. Playa del Amor asht i padukshëm nga jashtë dhe në të mundesh me shkue nëpërmjet nji tuneli 80 metra që lidhet me Oqeanin Paqësor.

Playa del Amor doket sikur ka dalë nga faqet e ndonji romani: ranë e bardhë, ujë në ngjyrë smeraldi, nji strehë e bukur për romancë.

Nji vend parajsor, Playa del Amor ndodhet në zemër të arkipelagut amerikanoqendror të ishujve Marieta në Meksikë. Ky pllazh asht krijue shekuj ma parë mbrenda nji krateri vullkanik.

Kur u publikuen fotot e para të këtij pllazhi, pjesa ma e madhe e njerëzve nuk e besonin që ky vend egzistonte me të vërtetë.