Poema e Anne Frank shitet për 140.000 €

Nji poemë e shkrueme nga Ana Frank, pak para se adoleshentja hebreje të mshefej me familjen e saj në Amsterdam, u shit sot në ankand për 140 000 euro, shumë herë ma shumë nga çmimi fillestar prej 30.000 eurosh.

“Pjesa 2390” ju dha nji blemësi në internet mbas dy minutave të fillimit të ankandit.

Shitja u zhvillue në nji atmosferë të trazueme në shtëpinë e ankandeve “Bubb Kuyper”, e specializueme për librat dhe letrat, në Haarlem, në perendim të Holandës.

Ndërkohë që të tjerë jepnin ofertat e tyne nëpërmjet telefonit dhe internetit, 20 të interesuem dhe koleksionues ishin mbledhë në pjesën e shitjes me mure të mbulueme nga vepra, harta gjeografike dhe ilustrime.