Poezia për Erdogan’in i ka kushtue me burg Miss’it të Turqisë!

Ish-Miss Turqia, Merve Buyuksaraç, asht dënue me 14 muej burg me kusht për shkak të fymjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ajo kishte fye Presidentin përmes disa postimeve të bame në rrjetet sociale. Ajo kishte shpërnda në “Instagram” nji poezi satirike kundër Erdoganit, shkruejnë mediat turke.

Gjykata e Turqisë ka shpallë fajtore bukuroshen 27-vjeçare, në nji vendim që tregon se demokracia dhe drejtësia në Turqi nuk po kalon ditë të mira.