Polici ma i famshëm i luftës antikorrupsion denohet për… korrupsion!

I njohun si “japonezi federal”, Newton Ishii, pjesëtar i Policisë Federale (PF), me origjinë japoneze, u kthye në nji personazh mjaft të famshëm muejt e fundit në Brazil tue u shfaqë në tana ekranet në momentin e arrestimeve në kuadër të operacionit “Lavage Express”, që po heton për nji megaskandal korrupsioni në lidhje me grupin shtetnor të naftës “Petrobras”.

Gjatë nji vizite të kryeme së fundi prej tij në Kongres, dhetna parlamentarë janë shtye me njani-tjetrin për me ba selfie me te.

“Ku asht japonezi federal?”, kishte piskatë ish-presidenti Lula më 4 Mars, ndërsa policia ndodhej në hymjen e shpisë së tij për me shoqnue për dhanien e nji dëshmie, simbas të përditshmes ”Folha” të San Paolos.

Ai u denue në apel për ma shumë se katër vjet burg me akuzën për përfshimje në nji aferë kontrabande nëpërmjet kufinit me Paraguajin, simbas avokatit, Oswaldo de Mello Junior, citue nga web faqja e lajmeve ”G1”.