Preshevarët hapën kafene me kafe e kifle falas për refugjatë

Në Preshevë, qytet me shumicë shqiptare në Serbi, nji grup i të rive vullnetarë çdo ditë kane me u angazhue për me i ndihmue refugjatët.

E themelueme nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, në vendndalimin kryesor të refugjatëve asht hap edhe nji kafene.
Ajo çka e bane të veçantë këtë kafene asht se përveç kafes ofron edhe kifle falas për refugjatët.
Por qysh thuhet nga pronarët, shumë shpejt pritet me pasë edhe sandwich falas.
“Na vetëm po bajmë diçka normale për ta, vetëm që ata të ndihen sikur na. As ma pak e as ma shumë se na”.