Preshevë, lind foshnja 7.8 kg, e emnojnë Erdogan!

Nji foshnjë e ardhun në jetë gjatë ditës së sotme dhe që peshon jo pak, por 7.8 kilogram, asht pagëzue me emnin e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Siç raportojnë mediat preshevare, bebja asht në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se ka ardhë në jetë në spitalin e Preshevës dhe prindët e tij janë shumë të lumtun, mbasi foshnja e tyne jo veç që gëzon shnetë të mirë, por edhe sepse mban emnin e Presidentit turk.