Prezentime inspiruese, çdo femën duhet me i pa

Konferencat e njohuna TED kanë fillue të mbahen në SHBA qysh nga viti 1984. Historikisht, kjo ngjarje asht nji asamble e ekspertëve ma të njohun të botës nga fusha të ndryshme, të cilët dhurojnë fjalimet e tyne jetike rreth ideve ma të mira në teknologji, lidhje njerëzore, vet-edukim dhe shumë ma shumë.

30’shi nuk asht 20’shi i ri…

Psikologia klinike, Meg Jay, shpjegon se pse vitet tueja të 20’ta janë dekada ma e randësishme e jetës. Ajo e quen këtë periudhë kruciale dhe i dhuron tri këshilla se qysh femnat e kësaj dekade duhet ta bonifikojnë moshën madhore në dekadën definuese të jetës së tyne.

Bukuria e çdo personi të botës

Fotografja braziliane, Angelica Dass, flet për projektin e saj madhor. Ajo ka kapë portretet e ma shumë se 2,500 njerëzve nga e tanë bota për të kallxue bukurinë dhe diversitetin e ngjyrave të likurës nga çokollata e zezë e deri në porcelanin e bardhë.