Prezentueses së motit ja bajnë nji hajgare të tutshme (video)

Prezentuesja irlandeze Caitlin Nic Aoidh e “Tg4TV” asht përballë me nji hajgare të tutshme në transmetim live, të planifikuem nga kolegët e saj.

Derisa jepte parashikimin e motit ajo u “godit” papritmas nga nji rrufe e improvizueme, e cila shkaktoi edhe nji tym në studio.

Kjo e ka tutë pa masë prezentuesen e cila, u zhduk menjiherë mbas këtij incidenti, ndërsa transmetimi televiziv u ndërpre.