Pri Fest – Mësim i mirë për regjisorët kosovarë

Pri Fest ka fillue prej 22 Prillit dhe po vazhdon përtej pritshmënive.

Kështu tha në nji intervistë për Televizionin Rrokum koordinatorja për media e Festivalit, Romina Ruda.

Ajo shtoi se të ftuemit që transmetojnë filmat e tyne në Kosovë vijnë nga e gjithë bota, dhe simbas saj, kjo asht mundësia ma e mirë që bahet për regjisorët kosovarë.

Simbas Rudës, synimi kryesor i Pri Fest asht me sjellë profesionistë të filmit, për me iu tregue se edhe Kosova ka potencial për më zhvillue filma të mirë.

Qëllimi i Pri Fest asht me krijue nji rrjet shumë të madh të industrisë së Filmit, në të cilin merr pjesë edhe rajoni i Ballkanit. Nga 81 filmat që kanë përfaqesue shtetet e ndryshme në Oskar, 11 prej tyne kanë me u shfaqë edhe në Kosovë.

Nga ana tjetër Regjisorja kroate e dokumentarit “I Like That Super Most The Best”, tregoi se dokumentari i saj ka të bajë me Sindromin Down, e cila asht nji storie personale e vetë regjisores me motrën e saj Mian që asht e prekun nga kjo semundje.

Edhe dokumentari i quajtun “Tashi Delek” ka të bajë me udhëtimin e nji murgu të ri nëpër Tibet për të gjet rrugën e tij.

Ndërsa për regjisorin Peter Rabane asht hera e parë që vjen në Kosovë dhe u shpreh shumë i kënaqun që ju dha rasti me transmetue dokumentarin e tij në Prishtinë.