Prifti katolik thithë kokainë në nji dhomë me simbole naziste

Nji prift katolik irlandez asht filmu teksa thithte kokainë në nji dhomë të mbushun me simbole naziste.

At Stephen Crossan, 37 vjet, shfaqet në pamje teksa thith pluhunin e bardhë përmes nji kartëmonedhe 10-paundshe mbas nji feste me birra dhe whiskey.

Në video, ai ndigjohet teksa thotë se “nuk isha dashte me ba keshtu”, por mandej ai tërheq me hundë kokainën.

Video asht siguru nga “The Sun on Sunday” dhe mendohet se asht xhiru në fund të nji feste dyditore që atë Crossan’i ka organizu në shtëpinë e tij.

Ai e ka pranu se ka marrë drogë dhe i ka thanë gazetares Ruth Warrander se “ishte vetëm nji natë dhe kaq. Nuk kam probleme me drogën”.

At Crossan shërben në kishën “Shën Patrick” në Banbridge, Irlandë e Veriut.