Prifti katolik xhirohet tue marrë cocaine. Thotë se e bane për me qëndrue në formë

Nji video shokuese ka fillue me qarkullue në internet.

Në video shihet nji prift katolik tue marrë nji vijë cocaine, gjatë nji ahengu në shtëpinë e tij. E kjo video ka ngjallë reagime të ashpra te njerëzit në rrjete sociale.

Prifti në fjalë asht At Stephen Crossan 37-vjeçar.

Tue bisedue me nji mik, në video ndigjohet prifti tue thane se nuk duhet me ba këtë, por megjithatë ai e bani.

Simbas “The Sun”, videoja besohet se asht regjistrue gjatë vikendit të kaluem, derisa At Crossan i kishte ftue disa miq në ahengun e organizuem në shtëpinë e tij.

Gjatë mbramjes, ai kishte pranue se rregullisht merr drogë, se qysh tha ai, duhet me qëndrue në formë.

 

prifti