Princi i Thailand me sandalle e mercedes shkon me u kunorzue! (foto)

Princi i kunorës i Thailand, Maha Vajiralongkorn, 64 vjet, u fotografue teksa largohej nga Gjermania në drejtim të vendlindjes, ku u kunorëzue mbret.

Me sandalle, në nji Mercedes S350d dhe i shoqnuem nga mikesha e tij 32-vjeçare, 64-vjeçari fluturoi për me marrë kunorën e mbretit mbas vdekjes së babes.

Princi Maha Vajiralongkorn njihet për stilin e tij të shfrenuem të jetesës.

Shumëkush druhet se ai nuk ka me qenë në gjendje me qenë nji mbret i mirë si i ati, Bhumibol Adulyedej.

I ndjemi adhurohej në vendin e tij, kurse i biri njihet ma shumë si nji playboy.

Ai asht fotografue në Gjermani, ku ka në pronësi dy villa lluksoze, me nji veshje të çuditshme.

Ai asht martue tri herë.

 

 

2-princi

 

3-princi

 

4-princi

 

5-princi

 

6-princi