Prindët martojnë vajzën e tyne 5 vjeçare me nji djale 11 vjeçar!

Kjo video kallxon për fëmitë që janë të detyruem me u martue me të zgjedhunit e prindëve të tyne, traditë që po zhvillohet edhe në Rajasthan në Indinë veriore.

Vajza 5 vjeçare shihet tane kohën tue kajte derisa asht e veshun me nji veshje tradicionale hindu të dasmës, e tue kajte prindët e çojnë te i zgjedhuni i tyne 11 vjeçar, i cili kishte mbetë i hutuem.

Identiteti i prindëve asht tue u hetue nga policia se martesat e tilla janë të ndalueme me ligj.