Printohet ndërtesa e parë në 3D

Këtë javë në Dubai asht hapë zyrja e parë e ndërtueme përmes printerit 3D. Hapsina nji katëshe prej 250 metra katror asht ndërtue mbrenda 17 ditëve.

Asht përdorë nji printer 3D, i cili ka nji naltësi mbi 6 metra dhe funksionon me nji material special prej fibrave plastike, betonit dhe gipsit. Pjesa tjetër asht futë në ndërtim, përmes stafit ndërtues të përbamë prej 18 personave.

E tanë puna ndërtuese ka kushtue rreth 140,000 dollarë.

Ndërtesa 3D ka me shërbye edhe si qendër kryesore e “Muzeut të së ardhmes” dhe po ashtu, si zyrja qendrore e fondacionit të së ardhmes në Dubai.